TË DHËNAT TUAJA

Politika e privatësisë

Kjo faqe shpjegon qartë çfarë mbledhim, pse e mbledhim dhe kush mund ta shohë.

Çfarë të dhënash mbledhim?

Formularët mund të mbledhin emrin, moshën, emailin, telefonin, qytetin, shkollën ose profesionin, interesat, përvojën dhe përgjigjet që jepni. Formulari i bashkëpunimit mbledh edhe të dhëna për organizatën dhe propozimin.

Pse i përdorim?

Të dhënat përdoren vetëm për shqyrtimin e aplikimit, komunikimin me aplikantin dhe organizimin e një bashkëpunimi të mundshëm. Nuk i shesim dhe nuk i përdorim për reklamim.

Kush ka qasje?

Përgjigjet e aplikimeve mund t’i shohë vetëm Lorin Dervishi, koordinatori dhe pronari i llogarisë kryesore të website-it. Dokumentet e publikuara te Transparenca janë publike, por aplikimet nuk janë.

Sa kohë ruhen?

Aplikimet ruhen për aq kohë sa nevojiten për shqyrtim dhe ndjekje. Aplikanti mund të kërkojë korrigjimin ose fshirjen e tyre në çdo kohë.

Mbrojtja nga keqpërdorimi

Përdorim kontrolle teknike kundër dërgesave automatike. Identifikuesit teknikë të anonimizuar për këto kontrolle ruhen për një periudhë të shkurtër dhe pastrohen automatikisht.

Kontakti

Për pyetje ose kërkesë për fshirjen e të dhënave, shkruani në riniaezeshme@gmail.com ose telefononi në +389 70 994 401.

Përditësuar më 12 shtator 2026.