Përfshirje sociale
ATA JANË NE
Projekti i parë madhor i grupit, kushtuar përfshirjes dhe mbështetjes së fëmijëve me nevoja ndryshe .

Çfarë synuam
Të sillte në vëmendje përvojat reale të fëmijëve me nevoja ndryshe dhe familjeve të tyre, si dhe të hapte diskutim për një mjedis arsimor e shoqëror më gjithëpërfshirës.
Pse e nisëm
Fëmijët me nevoja ndryshe dhe familjet e tyre përballen me pengesa në arsim, përfshirje dhe mirëkuptim publik. Projekti u ndërtua për ta trajtuar këtë çështje përmes të dhënave, zërave të familjeve dhe veprimit të drejtpërdrejtë.
Fillimisht dëgjuam dhe mblodhëm të dhëna.
Hulumtimi arriti 275 respondentë. Grupi kontaktoi 15 familje dhe mblodhi intervista e histori familjare, të cilat ndihmuan që diskutimi publik të mbështetej në përvoja reale.
Çfarë zhvilluam
Sesion pune dhe prezantim i hulumtimit
Sesion ku u fol mbi situatën e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe sfidat e tyre që i hasin në shkollë e komunitet. U prezantua një pjesë e rezultateve të hulumtimit.
Panel publik me profesionistë
Prezantim i plotë i rezultateve të hulumtimit, diskutim me ekspertë të fushës dhe bisedime me pjesëmarrësit për ide e propozime konkrete se si mund të ju ndihmojmë fëmijëve me nevoja ndryshe. Paneli mblodhi mbi 100 pjesëmarrës.
Ditë sociale me fëmijët me nevoja ndryshe nga QendraSinapsa
Aktivitet gjithëpërfshirës në kënd per fëmije ku u zhvilluan lojëra te ndryshme,dhe u inkurajua krijimtaria dhe socializimi. Ky aktivitet u organizu për të krijuar një hapësirë mikpritëse për fëmijët me nevoja ndryshe dhe familjet e tyre.
Çfarë prodhoi puna
Kontribuesit e projektit
Secili kontribuoi me përvojën e vet profesionale ose artistike në këtë projekt.
Ridvan Azizi
Sociolog dhe panelist
Ardita Curri Selimi
Defektologe dhe logopede, themeluese e Qendrës Sinapsa
Adile Rakipi
Defektologe dhe paneliste
Anisa Hasani
Psikologe dhe paneliste
Flakan Arslani
Kontribues artistik, violinë
Jehona Shaqiri
Kontribuese artistike, interpretim muzikor
RINIA E ZËSHME