Shëndet mendor

FOL HAPUR, MOS U MBYLL

Projekt për shëndetin dhe mirëqenien mendore të të rinjve, i ndërtuar mbi hulumtim paraprak me nxënës.

FOL HAPUR, MOS U MBYLL
Viti / Periudha2026
VendiQendra Rinore e Tetovës dhe SH.F. “Istikball”
KategoriaProjekt
PËRMBLEDHJE DHE QËLLIMI

Çfarë synuam

Të krijonte një ambient të sigurt ku të rinjtë mund të flasin hapur për stresin, ankthin, presionin shkollor dhe mirëqenien emocionale.

PROBLEMI / NEVOJA

Pse e nisëm

Shumë të rinj i përjetojnë në heshtje stresin, ankthin dhe presionin. Mungesa e komunikimit të hapur mund t’i bëjë këto përvoja edhe më të vështira.

HULUMTIMI

Fillimisht dëgjuam dhe mblodhëm të dhëna.

Para dhe gjatë projektit u realizua hulumtim paraprak me rreth 50 nxënës për të kuptuar përvojat dhe shqetësimet e tyre lidhur me shëndetin mendor.

AKTIVITETET

Çfarë zhvilluam

01
20 prill 2026 · 10:00–12:30

Aktiviteti kryesor në Qendrën Rinore të Tetovës

Diskutime mbi stresin, ankthin dhe presionin shkollor, ushtrime praktike, teknika të qetësimit dhe panel i hapur me psikologun Blerton Vejseli.

02

Trajnim në SH.F. “Istikball”

Aktivitet i veçantë me nxënësit mbi ankthin, stresin dhe rëndësinë e komunikimit të hapur. Mesazhi kryesor ishte: “Të flasim hapur është forcë, jo dobësi.”

REZULTATET DHE NDIKIMI

Çfarë prodhoi puna

Rreth 50 nxënës në hulumtimAktivitet i hapur në Qendrën RinoreTrajnim në SH.F. “Istikball”Ushtrime dhe teknika praktikeDialog i udhëhequr nga psikologu
Mysafirë, panelistë dhe ekspertë

Kontribuesit e projektit

Secili kontribuoi me përvojën e vet profesionale ose artistike në këtë projekt.

BV

Blerton Vejseli

Psikolog i angazhuar në projekt

LE

Lindita Emerllahu

Profesoreshë, pjesmarrëse në aktivitet

BASHKËPUNËTORËT DHE MBËSHTETËSIT

Me kë punuam

Sektori për Veprimtari Publike i Komunës së TetovësQendra Kulturore Rinore e TetovësSH.F.K “Istikball”
← Të gjitha projektet