Hulumtim dhe avokim
NGA HULUMTIMI TE VEPRIMI
Vazhdim i punës së nisur me “ATA JANË NE”, me fokus te kthimi i të dhënave dhe konsultimeve në rekomandime konkrete.

Çfarë synuam
Të lidhte hulumtimin me profesionistët, shkollat dhe institucionet, në mënyrë që nevojat e identifikuara të përktheheshin në masa dhe rekomandime të përdorshme. Gjithashtu të punohej me draft plan veprimin, të merreshin rekomandime dhe ide nga profesionistë të ndryshëm.
Pse e nisëm
Hulumtimet dhe diskutimet mbi përfshirjen shpesh mbeten pa një vazhdim konkret institucional. Kjo nismë synoi ta çonte procesin nga identifikimi i problemit drejt propozimeve të shkruara.
Çfarë zhvilluam
Sesione pune me shkollat dhe ekspertët
Diskutime me përfaqësues nga shkollat fillore e të mesme dhe me profesionistë të arsimit, psikologjisë dhe përfshirjes.
Hartimi i Planit të Veprimit
Përgatitje e një dokumenti 45-faqësh me analiza dhe rekomandime për personat me aftësi ndryshe në Tetovë.
Çfarë prodhoi puna
Kontribuesit e projektit
Secili kontribuoi me përvojën e vet profesionale ose artistike në këtë projekt.
Ardita Curri Selimi
Defektologe dhe logopede, themeluese e Qendrës Sinapsa
Lindita Emerllahu
Profesoreshë në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”
Ilir Memedi
Përfaqësues i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit në komunën e Tetovës
Anisa Hasani
Psikologe
Adile Rakipi
Defektologe
RINIA E ZËSHME