Zhvillim rinor
ORA OFFLINE
Program shumëjavor ku të rinjtë largohen përkohësisht nga telefonat dhe fokusohen te komunikimi real, emocionet dhe zhvillimi personal.

Çfarë synuam
Të krijonte një hapësirë të rregullt për komunikim të drejtpërdrejtë, reflektim, socializim dhe zhvillim të aftësive që të rinjtë nuk i praktikojnë gjithmonë në klasë.
Pse e nisëm
Përdorimi i vazhdueshëm i telefonit, presioni social dhe mungesa e hapësirave të sigurta mund ta vështirësojnë komunikimin e hapur dhe ndërtimin e marrëdhënieve mes të rinjve.
Çfarë zhvilluam
Emocionet dhe njohja e tyre
Aktivitete për identifikimin, shprehjen dhe kuptimin e emocioneve.
Vetëbesimi dhe zhvillimi personal
Biseda dhe ushtrime që ndihmojnë të rinjtë të njohin aftësitë dhe vlerën e tyre.
Komunikimi pa konflikt me Prof. Lindita Emerllahu
Sesion i dedikuar komunikimit pa konflikt dhe dëgjimit me respekt.
Debat i qetë me Bilall Kasamin
Bisedë dhe debat i qetë me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Planifikimi, bashkëpunimi dhe reflektimi
Sesione për organizimin e ideve, punën në grup, pjesëmarrjen qytetare dhe reflektimin personal.
Aktiviteti përmbyllës
Përmbyllje me recitime, muzikë dhe ndarje përvojash, me pjesëmarrjen e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme Tetovë dhe grupit joformal Nimbus.
Çfarë prodhoi puna
Kontribuesit e projektit
Secili kontribuoi me përvojën e vet profesionale ose artistike në këtë projekt.
Shpresa Ramizi | Mysafire në sesionin “Bullizmi në pasqyrë”
Prof. Myqereme Rusi | Psikologe dhe profesoreshë universitare, mysafire në sesionin për vetëbesimin dhe zhvillimin personal
Prof. Hyrreme Gurra | Mysafire në sesionin “Shoqëria shqiptare dje dhe sot: arsimi, rinia dhe sfidat e kohës moderne”
Bilall Kasami | Kryetar i Komunës së Tetovës, mysafir në sesionin “Debat i qetë: Rinia, arsimi dhe jeta në Tetovë”
Muhamed Mustafa | Drejtor i Qendrës Rinore Tetovë, mysafir në sesionin “Debat i qetë: Rinia, arsimi dhe jeta në Tetovë”
Prof. Lindita Emerllahu | Profesoreshë, mysafire dhe udhëheqëse e sesionit “Komunikimi pa konflikt”
RINIA E ZËSHME